LAJMI I FUNDIT:

Bajrami e Hajdari përplasen për rezervat shtetërore

Bajrami e Hajdari përplasen për rezervat shtetërore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrëse dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është përplasur me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami për rezervat shtetërore.

Hajdari tha se nuk është mirë të spekulohet dhe shpifet për rastin e rezervave shtetërore.

“Për rastin e rezervës shtetërore gjatë mandatit tim më së miri flet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, prandaj nuk është mirë të spekulohet me fjalë dhe shpifje kur nuk kanë gjetur asnjë vepër penale tek zyrtarët e ministrisë… E sa i përket zhdukjes së mëhershme të rezervave shtetërore ne ende jemi në luftë me operatorin ekonomik përmes avokaturës së shtetit le të flet ish-ministrja deputetja Hykmete që janë paguar, por ne nuk e pranojmë atë çmim që është paguar me vonesë“, tha ajo.


E deputetja Bajrami deklaroi se rezerva shtetërore po vazhdon të konsiderohet sekret. Ajo tha se “Më 2019 janë zhdukur, nuk jam përgjegjëse për atë kohë…”

“Oj ministre çka me fol unë, pse nuk po fol me kryetaren e grupit parlamentar, Mimoza Kusari në kohën e të cilës është bërë kontrata. Unë kontratën ia dorëzova kryeministrit, Albin Kurti. Ti e ke kontratën në MINT aty është njoftimi kur në kohën e Mimoza Kusarit i bëhet kërkesë KRPP-së me nënshkrua kontratë me Universal Food… Në 2019 janë zhdukur nuk jam përgjegjëse në ministri në vitin 2019 kemi qenë bashkë në opozitë me Lëvizjen Vetëvendosje duke bë opozitën kundër PAN, ndërsa ju për rezervën shtetërore e konsideroni edhe sot sekret” , u shpreh Bajrami.

Seanca plenare me një pikë të vetme të rendi të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar.

Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori