LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci ironizon me programin e ri politik të LDK-së: “Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

Bajqinovci ironizon me programin e ri politik të LDK-së: “Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me programin e ri politik “Rruga e Re” të LDK-së.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook, se kjo rrugë pa Kurtin është rruga për në Prapshticë, duke asocuar këtu tek vendlindja e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

“”Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë”, ka shkruar Bajqinovci.


Abdixhiku: “Rruga e Re” do të prezantohet në një Konventë të madhe, programi ka 30 kapituj
Lexo po ashtu Abdixhiku: “Rruga e Re” do të prezantohet në një Konventë të madhe, programi ka 30 kapituj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se tashmë është drejt finalizimit programi politik i partisë së tij i quajtur “Rruga e Re”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky program shtron hapur vizionin e LDK-së për “shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë”.

“‘Rruga e re’ shtron hapur vizionin tonë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë tash e sa kohë; projekton rikthimin në fundamentet shtetare të Republikës – ato të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Lajme
Grenell kërkon t'i ndalet financimi Speciales: Është e gjitha politike

Grenell kërkon t'i ndalet financimi Speciales: Është e gjitha politike

Lajme
Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Lajme
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Kronika e Zezë

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Lajme
Kalo në kategori