Baily: Maqedonia angazhohet për integrimin e Ballkanit në BE (Video)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ruajnë interesin e tyre për Ballkanin Perëndimor. Ambasadori amerikan theksoi sot edhe njëherë angazhimin e shtetit të tij për këtë rajon, duke e marrë si shembull vizitën që planifikon të realizojë zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens, në fillim të muajit gusht në Mal të Zi, ku përveç kryeministrit malazez, Pens do të takojë edhe përfaqësues të tjerë të shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut.
”Abolushtisht! Dhe unë mendoj se po e demonstrojmë shumë qartë me takimin e zëvendëspresidentit Pens në Mal të Zi me kryeministrin dhe me vendet tjera anëtare të Kartës së Adriatikut, tregon tërësisht angazhimin tonë për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratën e tij të intëgrohet, siç dëshiron, në institucionet Euro-Atlantike”, ka thënë Jess Baily, ambasadori i SHBA-së.
Bejli këtë e deklaroi në poligonin ushtarak Krivollak, ku u organizua ditë e hapur për mysafirë të lartë të stërvitjes “Dragoon Guardian 17”. Në kuadër të kësaj stërvitje, pjesëtarët e ARM-së dhe ushtarët e Armatës së ShBA-së, demonstruan ballafaqimin me eksplozivë të improvizuar si dhe ndërtimin e pistës për dronë.
Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev, i cili vizitoi stërvitjen e përbashkët, theksoi se ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO, raporton TV Shenja.
Kjo vetëm konfirmon se sa jemi të përkushtuar drejt integrimeve në NATO. Unë sigurisht do të shfrytëzoj rastin të diskutoj me zëvendëspresidentin e ShBA-së për planet tona të ardshmë, por të vazhdoj të kërkoj mbështetjen e ShBA-së si dhe vendeve të tjera anëtarë të NATO-s me të vërtetë përfundimisht Maqedonia të bëj hapin e shumë pritur-anëtarësimin e plotë në NATO”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Stërvitja ka filluar më 28 korrik dhe do të zgjasë deri më 10 gusht. Në të marrin pjesë 300 pjesëtarë të forcave ushtarake të ShBA-së dhe 95 pjesëtarëve të ARM-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi