Kanë kaluar pothuajse dy vite nga fillimi i punimeve për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht 2015, mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që përkon me lirinë e lëvizjes.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ura mbi lumin Ibër pritet të hapet shumë shpejt.
Bahtiri edhe dy javë më parë ka deklaruar se ura do të hapet shpejti, por pa dhënë ndonjë datë.
Ai tregoi se të enjten ka pasur një takim me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ku i është thënë se kanë mbetur vetëm disa punime teknike tek sheshi “Kral Petar”, të cilat shumë shpejt do të përfundojnë për të bërë hapjen përfundimtare të urës mbi lumin Ibër.
“Kam pasur takim me Nataliya Apostolova dhe kemi diskutuar për hapjen e urës së Ibrit, ku më është thënë që priten vetëm disa punime teknike tek sheshi ‘Kral Petar’, dhe çdo gjë do të jetë gati për hapjen e saj. Shumë shpejt do të bëhet hapja e urës mbi lumin Ibër”, ka thënë ai.
Kryetari Bahtiri po ashtu tha se ura është për bashkimin e qytetarëve e jo për ndarjen e saj.
“Ura është për t’i bashkuar qytetarët. Për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë, e jo për t’i ndarë”, tha ndër të tjera Bahtitri.
Ndërsa, politologu Musa Preteni, tha se Serbia në vazhdimësi e ka shfrytëzuar Mitrovicën për të krijuar momentume politike që i janë dashur për përfitime në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
Sipas tij, ura mbi lumin do të hapet, por po prolongohet për shkaqe teknike deri në momentin kur Serbia konsideron se ka arritur maksimumin politik nga kjo pikë kritike.
“Ura mbi lumin Ibër është pikërisht pikë kritike ku reflektohet një mospajtim mes dy vendeve respektive, Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që ura mbi lumin Ibër do të hapet për qarkullim, por ajo po prolongohet kinse për shkaqe teknike deri në momentin kur Serbia konsideron se ka arritur maksimumin politik nga kjo pikë kritike”, ka thënë Preteni në një prononcim për Telegrafin.
Ai gjithashtu tha se nga situata e veriut të Mitrovicës, Serbia ka përfituar dukshëm në rrugën e saj drejt BE-së, por sipas tij edhe serbët e Kosovës vazhdojnë të fitojnë të drejta dhe përparësi që asnjë konventë ndërkombëtare nuk e njeh.
“Realiteti politik në këtë pjesë të Kosovës ka ndryshuar dukshëm, madje është bërë shumë në drejtim të normalizimit të situatës atje, kurse çështjet teknike që kanë mbetur janë formalitete që marrin relevancë politike atëherë kur vendet në negociata e konsiderojnë si momentin e duhur për t’i maksimizuar si stafeta të fitores. Serbia madje e ka pranuar edhe realitetin e ri politik të krijuar atje, ku dukshëm ka punuar edhe vet për krijimin e rrethanave të tilla”, tha ndër të tjera politologu, Musa Preteni.
Ndryshe, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), për revitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë ka nisur më 14 gusht të vitit 2016, me vlerë prej 1 milion e 45 mijë euro, në bazë të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015, në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri