LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri dhe Xhosha flasin për gjendjen e sigurisë dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Mitrovicë

Bahtiri dhe Xhosha flasin për gjendjen e sigurisë dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim komandantin e Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha, dhe rreshterin policor, Nuradin Nuradini, me të cilët ka biseduar lidhur me gjendjen e sigurisë, si dhe për situatën aktuale të menaxhimit dhe zbatimit të masave kundër virusit COVID-19 në qytetin e Mitrovicës.

Fillimisht kryetari Bahtiri është shprehur tejet mirënjohës ndaj komandantit dhe gjithë zyrtarëve policor për angazhimin maksimal të tyre, në ruajtjen dhe sigurinë në qytet, si dhe për kontributin e dhënë përgjatë këtyre muajve në përballje me virusin COVID-19.

Po ashtu lidhur me zbatimin e masave parandaluese ndaj këtij virusi, janë falënderuar edhe qytetarët e Mitrovicës, të cilët po vazhdojnë me respektimin e plotë të vendimeve dhe rekomandimeve nga institucionet e nivelit lokal dhe atyre shëndetësore.


Tutje në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për çështjet e sigurisë, duke përfshirë këtu edhe rastet që kanë ndodhur muajve të fundit, siç janë ngacmimet seksuale dhe dhuna fizike mes qytetarëve, ku kryerësit e veprave janë sjellë para drejtësisë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri dhe komandanti Xhosha, apelojnë tek qytetarët e Mitrovicës të jenë tolerant, të mirëkuptohen mes vete, dhe mos të shprehin dhunë ndaj njëri tjetrit, por problemet e tyre të adresohen nëpërmjet institucioneve përgjegjëse, pasi që Policia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e duhura konform ligjeve në fuqi.

Në fund të takimit, kryetari Bahtiri dhe komandanti Xhosha vlerësuan lartë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, bashkëpunim ky që ka dhënë rezultate pozitive në stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori