Reperi dhe këngëtari portorikan, Bad Bunny, ka shkaktuar reagime të forta me paraqitjen e tij në fushatën më të fundit të Calvin Klein.
Në setin fotografik të realizuar nga Mario Sorrenti, artisti 31-vjeçar shfaqet pa këmishë, duke vënë në pah fizikun e tij të tonifikuar dhe tatuazhet e shumta.
Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, e ndau setin në Instagram me një përshkrim të thjeshtë: “Calvin Klein”, çka mjaftoi për të ndezur rrjetet sociale me reagime të shumta.
Një fanse shkroi me humor: “Vërtet? Pikërisht tani që jam duke ovuluar?”, ndërsa një tjetër komentoi: “Nëse më shihni duke u manipuluar nga një burrë që duket kështu, mos më shpëtoni. Jam pikërisht aty ku dua të jem”.
Calvin Klein gjithashtu ndau postime të shumta, përfshirë një video ku këngëtari flirton me kamerën, kërcen dhe pozon nga kënde të ndryshme, ndërsa marka prezanton koleksionin e ri “Icon Cotton Stretch” me rrip beli inovativ dhe dizajn pa qepje.
Kjo fushatë vjen vetëm një muaj pasi Bad Bunny u bë objekt diskutimi në rrjet për reagimin e tij ndaj ish-partneres Kendall Jenner, e cila parakaloi pranë tij gjatë një shfaqjeje të Calvin Klein në New York Fashion Week.
Ndërsa ai u përpoq të ruante indiferencën, fansat vunë re që sytë e tij e ndoqën Kendall-in nën syzet e tij të errëta, duke nxitur spekulime mbi ndjenjat e tij të vërteta.
Pavarësisht thashethemeve, Bad Bunny vazhdon të jetë një nga figurat më të diskutueshme dhe të suksesshme të muzikës dhe modës, duke tërhequr vëmendje të madhe me çdo paraqitje të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Loja ka puls” - Mesazhi befasues për Gjestin nga Armando Broja, banori: Kush është?

Video e krijuar me Inteligjencë Artificiale për Eglin, Gjestin dhe Xhenetën bëhet virale në rrjetet sociale

"Po vjen të rrish me mua", Egli - Gjestit: Kam ardhur për t’i treguar të gjitha gocave, mund të ngrihesh prapë dhe ta vësh dinjitetin tënd në vend

Kendall Jenner merr tërë vëmendjen, teksa pozon topless

Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar - e bënë vetëm për klikime

Rozana nuk e duron dot Loredanën, e godet në fytyrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria