Babai u ndërton fëmijëve rrëshqitëse në shtëpi, duke përdorur kuti nga kartoni

Një baba kreativ u ndërtoi fëmijëve të tij, një rrëshqitëse nga shkallët e shtëpisë – për t’i argëtuar ata gjatë bllokimit nga pandemia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Parker Wood, nga SHBA, vendosi të përdorte të gjitha kutitë e kartonit që kishte në shtëpinë e tij, dhe të krijonte aktivitet argëtues për fëmijët.
Fëmijët i morën dyshekët për t’i përdorur gjatë rrëshqitjes – ndërsa “fluturojnë” përgjatë shkallëve.
Vajza e tij duket e kënaqur me lojën e re, ndërsa përshkon rrugën poshtë për t’i thënë babait të saj që rrëshqitësja është “super e shpejtë”./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































