LAJMI I FUNDIT:

‘Babagjyshërit e ngrirë’ në parakalimin e përvitshëm nëpër Krime (Foto)

‘Babagjyshërit e ngrirë’ në parakalimin e përvitshëm nëpër Krime (Foto)

Banorët e veshur si Babagjyshër të Ngrirë, ekuivalenti i Babadimrave të zakonshëm, mbushën rrugët e Yaltas së Krimesë, në parakalimin e përvitshëm për festat e fundvitit.

Së bashku me ata që në gjuhën lokale i quajnë Ded Moroz, ishin edhe ato që njihen si mbesat e tij, apo ‘ndihmëset e ngrira’ të cilat zakonisht janë adoleshente, transmeton Telegrafi.

Këta Babadimra të të gjitha formave, bashkë me qindra ndihmëse të tyre, parakaluan për të nëntën herë nëpër qytetin e vogël të Detit të Zi.


Shumë njerëz ishin mbledhur nëpër të vetmen rrugë kryesore, që t’i shihni ata si ishin veshur, ndërsa festa kryesore u realizua në një plazh. Hapësira e bollshme, u mundësoi atyre të kryejnë disa rutina vallëzimi, për të përfunduar më pas me fotografi me të pranishmit.

“Lirisht mund të themi, se Yalta është kryeqyteti i Babagjyshërve të Ngrirë” ka thënë një prej organizatorëve, që po përpiqet ta bëjë këtë si atraksion turistik.

Gjatë këtij viti, ishin 800 pjesëmarrës të regjistruar – më të guximshmit prej të cilëve, sfiduan të ftohtin e mëngjesit dhe u lanë në det.

Pos banorëve të qytetit, pjesë e parakalimit u bënë edhe ata prej qyteteve tjera, ndërsa vitin që vjen, pritet të ketë edhe më  shumë vizitorë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Pas 99 viteve, një libër i huazuar kthehet në bibliotekën e New Jerseyt

Pas 99 viteve, një libër i huazuar kthehet në bibliotekën e New Jerseyt

Fun
Dy

Dy "alienë" u pikasën në majë të një kodre në Brazil - pamjet koxha reale dëshmojnë praninë e këtyre dy krijesave misterioze

Vizatime 3D që duken sikur do të dalin nga letra (Foto)

Vizatime 3D që duken sikur do të dalin nga letra (Foto)

Fun
Kjo shtëpi është nga kartoni dhe ndërtohet brenda një dite – mund të jetojë rreth 100 vjet (Foto)

Kjo shtëpi është nga kartoni dhe ndërtohet brenda një dite – mund të jetojë rreth 100 vjet (Foto)

Interesante
Kalo në kategori