LAJMI I FUNDIT:

Azpilicueta tërheqë treshen gjigante

Azpilicueta tërheqë treshen gjigante

Manchester United janë gati për të marrë Cesar Azpilicueta nga duart e Chelsea, por përballen me konkurrencë nga Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid.

Sipas gazetës spanjoll AS, Jose Mourinho i prinë garës për tu ribashkuar me ish-futbollistin e tij te Chelsea, pasi duket që spanjolli do t’i zgjidhte problemet e mbrojtësve anësor te Unitedi.

Matteo Darmian mendohet të jetë tepricë e kërkesave, ndërsa ka dyshime se edhe Luke Shaw do të kthehet në formë të mirë në sezonin e tij të ardhshëm pasi kaloi sezonin e fundit si i dëmtuar.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Azpilicueta do të jetë në dispozicion për të lëvizur në Old Trafford me një çmim të prerë prej 15 milionë euro, edhe pse çmimi i tij ka tërhequr interesim edhe nga Franca, si dhe vendlindjen e tij në Spanjë.

Mundësia që mbrojtësi spanjoll të vazhdoj me Chelsean është e vogël, pasi thuhet që nuk hynë në planet e trajnerit të ri, Antonio Conte. /Telegrafi/