LAJMI I FUNDIT:

Aziz Salihu shtrihet në spital!

Aziz Salihu shtrihet në spital!

Aziz Salihu sot e ka anuluar një konferencë për media, të cilën e kishte ftuar për t’i treguar opinionit se nuk po mund ta organizojë një turne nd1ëkombëtar të boksit shkaku i Ministrisë së Sportit, e cila ende nuk ia ka dhënë mjetet për ta mbajtur turneun.

Mirëpo, ish boksieri i famshëm teksa po bëhej gati për të shkuar në takim me gazetarë, gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar, me ç’rast me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

“Azizi është në emergjencë. Është sjell me urgjencë, pasi ka pësuar sulm në pankreas dhe në lukth. Azizi thotë se këtë e ka nga nervozizmi dhe maltretimi që i është bërë nga Ministria e Sportit, nga sekretari i saj dhe drejtori i Departamentit të Sportit, në përpjekje për t’i marrë mjetet për organizmin e turneut ndërkombëtar të boksit”, deklaroi për “Zërin” miku i Aziz Salihut, Cenë Pushkolli, i cili është nënkryetari i Klubit të Boksit Prishtina.


“Doktorët e kanë këshilluar Azizin që të qëndrojë së paku tri ditë në spital derisa gjendja e tij të përmirësohet”, theksoi Pushkolli.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori