Azem Gagica u largua të premten (22 dhjetor) përfundimisht nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ai la shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.


I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në "Big Talk", ku ka folur për eksperiencën brenda si dhe për atë që ka parë jashtë.

Screenshot 33 5 Foto: Screenshot/YouTube

“Kur kam dalë jam befasuar se çfarë përkrahje kam pas sepse aty brenda nuk e kam ditur", u shpreh ai.

Ish-banori tutje theksoi: "Thjesht aty brenda në shtëpi kam qenë vetvetja, nuk e di a kam bërë ndonjë gjë gabim, që më ka qitur jashtë publiku mua”.

Screenshot 35 5 Foto: Screenshot/YouTube

Ai mes tjerash tha që për lojë u përdor nga Alba Vukaj, për të cilën shprehu një pëlqim kur ishte brenda.

Azemi doli edhe një javë më parë, por i qëlloi bileta kthyese, që e bëri sërish pjesë të shtëpisë. /Telegrafi/