Ayaneo, i njohur për konsolat e dorës dhe mini-PC-të, po hyn tani në tregun e ngjeshur të smartfonëve, duke synuar lojtarët.

Kompania ka publikuar një “teaser” për smartfonin e saj të parë, të cilin e quajnë “një telefon mobil vërtet i bërë për lojtarët”.


Në video shihet pjesa e pasme e pajisjes, me dy sensorë kamerash të integruar, pa dalje, në stilin e RedMagic.

- YouTube www.youtube.com

Deri tani, detaje të tjera mbeten të pakta, por pritet që telefoni të funksionojë me Android.

Ayaneo thotë se ky projekt u krijua “nga dashuria e pastër për lojën dhe ndjekja e ëndrrave”.

Më shumë informacione priten në “teaser-at” e ardhshme. /Telegrafi/