Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës po jep argumente antishqiptare dhe me motive politike për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas mbrojtjes së Thaçit, ZPS-ja ka tendenca që Kosovën ta paraqesë si shtet të dobët dhe Policinë e Kosovës si organizatë kriminale.
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka parashtruar në Gjykatën Speciale përgjigjen e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku kjo e fundit e ka konsideruar që Policia e Kosovës s’do të mund të garantonte sigurinë e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Kehoe ka krahasuar Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar, pasi sipas tij, të njëjta rreziqe ekzistonin edhe për të akuzuarit që gjykoheshin në Tribunalin Ndërkombëtar.
“Arsyetimet që përfshihen në rastin e z. Thaçi janë ‘rreziku’ që ai ‘mund’ të arratisej, edhe pse u dorëzua vullnetarisht dhe nuk ka shfaqur asnjë synim për një gjë të tillë; ‘rreziku’ që ai ‘mund’ t’i pengojë procedurat dhe të ndërhyjë te dëshmitarët dhe ‘rreziku’ që ai do të kryejë krime të ngjashme. Këto ‘rreziqe’ teorike ekzistonin për çdo të akuzuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por përkundër kësaj, atyre u është dhënë lirimi i përkohshëm. Kështu nuk ndodh në Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Thaçit.
Më tej, Kehoe ka përmendur edhe raste të tjera kur Tribunali i Hagës iu ka dhënë liri shumë serbëve në Serbi.
“Tribunali i Hagës gjithashtu u dha lirim të përkohshëm shumë serbëve në Serbi, edhe pse shkeljet masive të të drejtave të njeriut, të kryera nga forcat e sigurisë së këtij shteti – shkelje të shkallës shumë më të madhe se ato që i ngarkohen UÇK-së apo të akuzuarve në rastin aktual. Në ato raste, Tribunali i Hagës respektoi garancitë e dhëna nga Serbia, me gjithë mizoritë e kryera nga qeveria e saj ndaj shqiptarëve. Sigurisht, këto garanci shtetërore dhe kushtet e lirimit dhe kthimit ishin respektuar në mënyrë rutinore”, thuhet në përgjigjen e Kehoe.
Tutje, avokati Kehoe thotë se ZPS-ja tenton që ta paraqesë Policinë e Kosovës si organizatë kriminale, ku përmend edhe fotografinë e ish-presidentit Thaçi me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si arsyetim që ZPS-ja e ka përdorur si dëshmi që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi.
“ZPS-ja nuk ofron asnjë provë për asnjë sjellje të papërshtatshme. Ajo mbështetet në një fotografi të z. Thaçi. Realisht kjo foto vjen nga profili zyrtar në Facebook i ministrit të atëhershëm të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, më datë 29 shtator 2018. Në të është paraqitur z. Thaçi duke zhvilluar një takim në terren me shefin e atëhershëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pastaj drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, e më pas me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, pas vizitës zyrtare në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak dhe liqenin e Ujmanit”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Thaçit.
Për Kehoe, këto arsyetime nga ana e Prokurorisë janë të motivuara politikisht nga shteti rus, artikuj mediatikë jo të besueshëm e kundërshtarë politikë të Thaçit.
“Arsyetimet e ZPS-së për ndalimin e vazhdueshëm të z. Thaçi bazohen në deformime dhe gjysmë të vërteta të frymëzuara nga propaganda ruse, kundërshtarët politikë të z. Thaçi dhe artikuj mediatikë jo të besueshëm. ZPS-ja, në mënyrë efektive, nënkupton që Thaçi, në cilësinë e tij si kryeministër dhe president, e udhëhoqi Kosovën si shtet kriminal”, thuhet në përgjigjen e Kehoe, njofton klankosova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova