Avokati i Popullit ka publikuar Raportin me Rekomandime me qëllim të ngritjes së çështjes së organizimit të votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale te autoritetet përgjegjëse. Raporti bazohet në analizën e legjislacionit vendor si dhe standardet ndërkombëtare, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore parlamentare dhe lokale, me fokus në organizimin e votimit jashtë vendit.
Raporti i Avokatit të Popullit trajton tri çështje me interes për organizimin e votimit jashtë vendit.
Çështja e parë ka të bëjë me publikimin e rezultateve përfundimtare të votave jashtë vendit. Lidhur me këtë, Avokati i Popullit konstaton se korniza ligjore e Republikës së Kosovës parasheh ushtrimin e së drejtës së votës jashtë vendit. Nisur nga praktika gjyqësore Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) kur shteti i mundëson zgjedhjet jashtë vendit dhe garanton atë me kornizën ligjore në fuqi, është detyrim i shtetit të organizojë zgjedhjet në mënyrë të mirëfilltë dhe transparente.
Megjithatë, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk parasheh publikim të rezultateve përfundimtare të votave nga jashtë. Së këndejmi Avokati i Popullit ka rekomanduar Ndryshim/Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në nenin 106, paragrafi 4, ku do përfshihet edhe publikimi i rezultateve përfundimtare të votave nga jashtë vendit;
Çështja e dytë ka të bëjë me rregullën zgjedhore të KQZ-së për votim jashtë vendit e cila parasheh mënyrën e votimit përmes kutive postare të vendosura nga KQZ-ja, por nuk jep sqarim në lidhje me vendndodhjen e këtyre kutive postare. Duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, votimi përmes postës, për votimin jashtë vendit, konsiderohet si metodë e pasigurt, e brishtë dhe jo transparente. Së këndejmi, Avokati i Popullit ka rekomanduar Ndryshimin/Plotësimin e Rregullës Zgjedhore 03/2013 neni 4, i cila do të duhej të përfshijë përcaktimin e vendndodhjes se kutive zgjedhore dhe rolin e zyrave konsullore/ambasadave në procesin zgjedhor.
Në frymën e çështjes së dytë, Avokati i Popullit ka rekomanduar edhe Ndryshim/Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 96, i cili do të mundësonte, përveç votimit me postë edhe votimin fizik nëpërmjet zyrave konsullore apo ambasadave ku do të vendoseshin kutitë e votimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale