LAJMI I FUNDIT:

7 vjet burg për 430 euro, Koci thotë se kjo është grabitje me armë jo vetëm vjedhje

7 vjet burg për 430 euro, Koci thotë se kjo është grabitje me armë jo vetëm vjedhje

Një 18 vjeçar i komunitetit ashkali është dënuar me 7 vjet burg, pasi ishte përfshirë në një grabitje të ‘MoneyGram’ në Podujevë, duke vjedhur 430 euro.

Kjo ka ngjallur reagime nga disa deputetë të cilët e konsiderojnë absurde, pasi sipas tyre amnistohen zyrtarët që keqpërdorin miliona ndërsa dënon një 18 vjeçar për 450 euro.

Por, për këte ka reaguar avokati Arianit Koci.


Përmes një postimi në Facebook Koci ka thënë se grabitja me armë e ka minimumin e dënimit 7 vjet.

“Dënimi i pjesëtarit të komunitetit ashkali për vjedhjen e 430 eurove, u dënua nga shumë individ, duke përfshirë edhe politikan – për shkak se aludohet që një dënim prej 7 vitesh për “vetëm”, atë shumë është dënim drakonik, dhe kjo është bërë për shkak të kinse racizmit të gjykatës. Kjo nuk është aspak e saktë! Së pari, si duket, nuk kemi të bëjmë me vjedhje por me grabitje, sipas të gjitha gjasave grabitje e armatosur”, ka shkruar Koci.

Vodhi 450 euro, dënohet me 7 vite burg - reagojnë deputetët
Lexo po ashtu Vodhi 450 euro, dënohet me 7 vite burg - reagojnë deputetët

Ai ka sqaruar se për grabitje me armë kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prek shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

“Sidoqoftë, pa dashur të hy në çështjen se a është i dënuari në shkallë të parë, fajtor apo jo, më duhet të sqaroj: Neni 329 paragrafi 3 i Kodit Penal parasheh se kushdo që kryen veprën penale të grabitjes, dhe vepron si anëtar i grupit ose i cili ka me vete armën apo mjetin e rrezikshëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prek shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet: Pra, grabitja me armë e ka dënimin e paraparë ligjor, minimum shtatë (7) vjet”.

“Nuk është me rëndësi sa është vlera. Sidoqoftë, problem tjetër është fajësia apo pafajësia e të dënuarit në shkallë të parë. I njëjti ka të drejtë në ankesë! Mund edhe mos të jetë fajtor. Aty vendosin gjykatat e instancave më të larta. Prandaj, nuk mjafton vetëm t’iu rrisim rrogat gjykatësve. Duhet edhe t’iu besojmë”, ka shkruar Koci./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori