Avokati i Justin Baldonit, Bryan Freedman, ka sqaruar përdorimin e termit "viktimë" gjatë një seance gjyqësore në padinë e vazhdueshme mes klientit të tij dhe Blake Lively.

Duke folur në podcastin “The Town”, Freedman u pyet nëse e konsideronte Lively një viktimë.


Ai u përgjigj: “Shumë njerëz janë viktima këtu”, duke përmendur Baldonin dhe disa bashkëpunëtorë të tij, shkruan DailyMail.

96181511 14497425 Justin Baldoni s attorney Bryan Freedman addressed using the wor a 73 1741920593557

Ndërkohë, Lively ka siguruar një urdhër të modifikuar mbrojtës, por gjykata ka kufizuar masat që ajo kërkoi.

Dokumentet mund të mbrohen si konfidenciale vetëm nëse zbulimi i tyre mund të shkaktojë dëm të rëndësishëm.

96181507 14497425 On the podcast Belloni pressed Freedman on his wording asking Do a 79 1741920597158

Avokatët e Baldonit kundërshtojnë përpjekjet e Lively për të kufizuar informacionin, ndërsa ekipi i saj thekson se masat mbrojtëse janë të nevojshme për të parandaluar frikësimin e dëshmitarëve.

Baldoni, 41 vjeç, ka ngritur një kundërpadi ndaj Lively dhe gjithashtu ka paditur New York Times për shpifje.

96181855 14497425 image a 74 1741920593818

Lively, nga ana tjetër, ka përfshirë dy aktore të tjera nga filmi “It Ends With Us” si dëshmitare për të mbështetur pretendimet e saj.

Procesi ligjor vazhdon, ndërsa të dyja palët kërkojnë të mbrojnë reputacionin dhe interesat e tyre. /Telegrafi/