LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Gucatit kërkon që kryetari i OVL e UÇK-së të mos fotografohet në krah me oficerin e sigurimit

Avokati i Gucatit kërkon që kryetari i OVL e UÇK-së të mos fotografohet në krah me oficerin e sigurimit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati para nisjes së seancës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka kërkuar të mos fotografohet në krahë me oficerët e sigurisë.

Avokati i Gucatit në emër të klientit të tij, ka thënë se kreu i veteranëve nuk do që të fotografohet në krah me oficerët që po kujdesen për sigurinë e tij.

“Salla e gjyqit është vend i sigurt, pra klienti im nuk kundërshton që të fotografohet por unë kam kundërshtim në emër të tij që këto fotografi të mos jenë të pranishëm oficerët e sigurisë”, ka thënë ai.


Kësaj kërkese të avokatit iu është përgjigjur gjykatësi i procedurës paraprake.

“Për pjesën e parë të kërkesës e kam të qartë, do ta urdhërojmë që të mos bëjë fotografi me klientin tuaj në shoqërinë e këtyre oficerëve të sigurisë përreth tij, së dyti është praktikë e zakonshme që në një sallë gjyqi që të jetë i shoqëruar me oficer të sigurimit”, ka thënë ai.

Gjykatësi pastaj ka urdhëruar që të fotografohet vetëm nga afër ku nuk shihen oficerët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori