Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar të dëgjohet deklarata përmbyllëse e mbrojtjes, në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Avokati i këtij të fundit ka deklaruar se ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar vetëm drejtësinë selektive.
Avokati Jonathan Elystan Rees ka thënë se ekzistojnë arsye objektive për të mbështetur qëndrimin e Hysni Gucatit në shqetësimin e tij për gjykatën dhe atë që ai e ka konsideruar drejtësi selektive.
“Zotëri Gucati e ka shprehur shqetësimin e tij për gjykatën dhe në fakt ka arsye objektive për të mbështetur këtë qëndrim ose pikëpamje të tij pavarësisht nga fakti nëse jeni dakord me të apo jo. Siç e kemi parë nga provat, shumë, përfshirë këtu edhe shumë anëtarë të shtypit në Kosovë ndajnë të njëjtën pikëpamje. Zotëri Gucati ka bërë thirrje për drejtësi për të gjithë, jo drejtësi për disa”, ka thënë avokati Rees.
“Zotëri Gucati thotë që ne nuk jemi kundër drejtësisë por jemi kundër drejtësisë selektive, drejtësisë përzgjedhëse, kjo përmbledh në mënyrë të pastër pozicionin e zotëri Gucatit dhe shqetësimit e tij lidhur me këtë gjykim. Mbështetja e tij për drejtësi për të gjithë është një pozitë, është një qëndrim që ai e ka shprehur gjatë periudhës së aktakuzës dhe në fakt edhe para kësaj periudhe”, ka thënë avokati i Gucatit.
Deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Gucatit po dëgjohet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj.
Lidhur me këtë, avokati Rees ka deklaruar se si prova mund të vlerësohen vetëm ato prova që janë pranuar gjatë procesit të gjykimit.
“Testi i pikave individuale sa i takon zotëri Gucatit që prokuroria i ka aprovuar përtej dyshimit të arsyeshëm janë të sajuara. Vetëm provat të cilat janë pranuar gjatë procesit të gjykimit mund të konsiderohen dhe mund të vlerësohen, për shembull referenca në dosjen përfundimtare të prokurorisë në paragrafin 267, të një tjetër deklaratë e bërë nga prokurori i specializuar, deklaratë kjo e bërë jashtë gjykatë më 22 shtator 2020, nuk është pranuar si provë dhe kështu që nuk është më vend që ajo të referohet në dosjen përfundimtare të çështjes dhe sigurisht që nuk duhet të merret parasysh nga trupi gjykues”, ka thënë Ress, raporton kp.
Deklaratat përmbyllëse po dëgjohen pasi kanë përfunduar paraqitjet e provave dhe dëshmitarëve nga të dy palët.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame