Avokatët e Trumpit tregojnë arsyen se pse nuk duhet të fajësohet ish-presidenti amerikan

Gjyqi i fajësimit ndaj ish-presidentit amerikan ka rifilluar pas një pauze disa minutëshe gjersa ekipi ligjor i Donald Trump ka filluar të japë argumentin se pse gjykimi është antikushtetues.
Avokati Bruce Castor pohoi duke pranuar se pala akuzuese kishte një "prezantim të jashtëzakonshëm".
"Lavjerrësi politik do të zhvendoset një ditë - kjo dhomë dhe ajo tjetra do të ndryshojnë një ditë dhe fajësimet partizane do të bëhen të zakonshme", tha ai, raporton theguardian.
"Ne nuk mund të sugjerojmë që të dënojmë njerëzit për fjalime politike në këtë vend", tha avokat para senatorëve.
Demokratët e adresuan këtë argument në raportin e tyre përfundimtar të procedurës paraprake, të cilin ata e paraqitën më herët sot.
"Amendamenti i Parë nuk e imunizon Presidentin Trump nga fajësimi ose kufizon fuqinë e Senatit për të mbrojtur Kombin nga një udhëheqës i papërshtatshëm", shkruajnë menaxherët në raportin e tyre.
Por Castor argumenton se Trump nuk duhet të jetë cjapi i parë i kësaj tragjedie.
"Ne presim që senatorët amerikanë të mos reagojnë ndaj vullnetit dhe emocioneve popullore, por të bëjnë atë që është e drejtë," thotë Castor, raporton bbc.


















































