Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar sot rreth vonesave në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje që kjo marrëveshje të arrihet dhe të mos ndikohet nga siç tha ai ‘urrejtësit patologjik të LDK-së’.
Avdyli përmes një postimi në rrjetin social Facebook kërkoi nga Vetëvendosje mos të ndikohet “nga mediume, analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së”.
“Ju kolegë të VV-së mos u ndikoni nga mediume, analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së por hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhëhequr. Ne besojmë nuk tradhtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim”, shkruan Avdyli.
Lexoni të plotë postimin e Avdylit, pa ndërhyrje :
“Për LDK-në o ka dashni të madhe o urrejtje të pakufi. Faleminderit 206.000 qytetarëve për besimin. Ai besim i përkthyer në 28 deputetë, është edhe besim për të marrë përgjegjesi në udheheqje. Por kur LDK me qetësi e në në kuadër të afateve kushtetuese flet për pjesën e përgjegjësisë së saj të natyrshme me partnerin e ardhshem, krejt akuzat më banale, bëhen kundër saj. S’më ka rënë të dëgjoja as një sharje a akuzë as në 2017 e as sot, si AKR me 1 deputet e gjysmë morri gati përgjegjesi sa LDK tani me 28 deputet. Morrën Zv.kryeministrin, ministrin e jashtëm, ministrin e punëve të brendshëm, ministrinë e tregtisë, ministrin e ambientit e planifikimit hapësinor. Iu dhanë edhe 2 poste te larta një personi me një votë premtuar. Pse !?
Sepse Ramush Haradinaj e kuptoi që qeveria identifikohet vetem me njê emër e kryeministri është shefi i saj. Është njëshi, ku fillon dhe mbarojnë vendimet politike ekonomike etj e i cili në fund ka pët tu mbajtuar mend për sukses apo mossukses kurse ministrat janë vetëm vartës të tij. Prandaj ne jemi koshient për peshën e të parit i cili do udheheq këtë shtet për 4 vite( e që ne sjemi) por edhe peshën tonë politike e bazuar në qindramijera vota anëkënd vendit.
Ne slloganin BESO, po duam ta bartim edhe në këtë koalicion. Na besoni përgjegjësitë tona aq sa na ka dhënë ata 206.000 qytetatë që janë qytetarë Kosovarë si ata 220.000 tjerë e të ecim drejt formimit të institucioneve me 26 dhjetor. Ju kolegë të VV-së mos u ndikoni nga mediume ,analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së por hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhehequr. Ne besojmë nuk tradhëtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim. Neve na kanë tradhetuar në partneritete, dikur edhe na kanë vrarë pikë të ditës aktivistët por sjemi ndalur për të punuar për të mirën e përbashkët. Prandaj hajdeni merrni pêrgjegjësinê e udhëheqni këtë shtet. Këtë përgjegjësi për ta udhehequr qeverinë ( shtetin) nuk mund të behet me 29 deputetë prandaj ne po duam ti bashkojmë votat e besimin por edhe dijen e energjinë me ju për të kthyer shpresën këtij vendi të cfilitur nga bandat. Presidenca si një pozicion i 2021, mund ti besohet që ai emër i propozuar nga LDK e pranuar nga VV të procedohet por nëse ska 80 deputetë në sallë, ne nuk jemi aq të ngurtë edhe për ta rishikuar edhe vendimin tonë përbashkët. Por harroni që mund ta merrni votën tonë për personalitete që ia shajnë edhe varrin për së vdekuri të Presidentit Rugova, që akoma sillen si ideologë të vrasjeve të vëllezerve tanë e të tuaj e që edhe sot në 2019 thojnë punë e madhe që janë vra qindra njerzë të mirë të Kosovës në emër të LDK-së. Prandaj nêse ne po ju besojmë që të udheheqni me shtetin, besonani edhe ju aq sa na kanë besuar qytetarët e të ecim përpara me punë të mira për vendin. Sepse nese ky partneritet prishet i krijuar jo lehtë veshtirë ka për tu rikrijuar, por edhe pasojat për vendin do jenë të medha. Sepse sdi me kënd do bêjmë fushatë kur mijëra njerz çdo ditë po ikin nga ky vend nga humbja e shpresës. #edhe9ditë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova