Taman kur mendon se moda nuk ka ku të shkoj pos të reciklojë modelet dhe trajtat e dekadave të kaluara me disa risi të vogla, del Boris Bidjan Saberi, i cili me kreativitetin e vet të shtyen për disa dekada përpara dhe ta krijon përshtypjen se jeton në një dimension paralel ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jeton simultanisht Nga: Fahredin Shehu

Saberi në Industrinë e Modës është i njohur për modelet e krijuara për meshkuj dhe është i dallueshëm në pothuaj secilin aspekt.


Është dizajner i modës nga Gjermania me studion e tij në Barcelona. Ai u lind në Munich nga nëna gjermane dhe babai persian. Për modë ka studiuar në Spanjë dhe në vitin 2007 ka krijuar brendin e vet BORIS BIDJAN SABERI, me koleksionin e parë Pranverë- Verë 2010. Fillimisht bazën e pat themeluar në Monistrol de Monstserrat për t’u transferuar më vonë me studion e tij në Barcelona, Spanjë. Filloi me Paris Fashion Week ku tërhoqi vëmendjen me linjat urbane për të vazhduar të jetë i rregullt. Nga viti 2017 është anëtar i rregullt i Çhembre Masçulinë të Federation Française de la Couture.

boris bidjan saberi  1

Vëmendjen botërore e tërhoqi duke krijuar në stilin Avangard Evropian me materiale organike nga Lindja e Mesme. Veshjet e tij karakterizohen me prerje të pastër dhe detajet të mprehta për t’u përshtatur kompozicionit skeletor dhe muskulor të mashkullit.

Rrënja e dizajnit të tij është kultura urbane dhe skate, ndërkaq e gjithë kjo karakterizohet me cilësi të lartë të punës së dorës gjë që edhe tërhoqi shumë adhurues të modës.

Avangarda dhe eleganca e krijimeve të tij shpesh krahasohet me Ann Demeulemeester dhe Rick Owens.

Seria e quajtur në bazë të fascinimit të tij të simbolikës së numrave si 11 nga BORIS BIDJAN SABERI, karakterizohet me stilin urban dhe sportive dhe janë linja me çmime më të lira në krahasim me linjën kryesore të tij.

Veshjet, këpucë sportive dhe urbane, syzet janë ca nga krijimet në paletën e tij.

Ka bashkëpunuar me Linda Farrow për syze, me Eyewear Dita dhe Miguel Munoz Wilson që bën punë artisanal.

syzet

Me rastin e 20 vjetorit të Reebok, ka krijuar Reebok Instapump Furry.

REEBOK PUMP FURY 20TH ANNIVERSARY 1

Me Geza Schoen parfumer nga Berlini ka bashkëpunuar për të krijuar linjën e parfumeve Escentric Molecule, të inspiruar nga aromat ne atelieun e Saberi që kanë tone bimore të lëkurës së përpunuar të kalit, të cilën ai e përdor për veshmbathje.

p111

p222

Më 2017 me Solomon shoes ka bashkëpunuar për të krijuar serinë e këpucëve sportive 11 Boris Bidjan Saberi Solomon shoes.

659b1b51823083.592eb36ec610c

Më poshtë gjeni galerinë e pasur nga Boris Bidjan Saberi:

Photo Jan 21 4 10 34 PM  1

boris bidjan saberi mss19 0005 fb1015 scaled

boris bidjan saberi men fall 2019 paris fashion week pfw 001

boris bidjan saberi men fall 2017 collection paris fashion week pfw ss17 001

BBS SS19 1

ZH Boris Saberi0.00  1

unnamed 11

boris bidjan saberi maw19 0004 4034c1 scaled

00002 Boris Bidjan Saberi Fall 2020 credit 080 Barcelona

9f33073d319c406465a95c655194e57a

boris bidjan saberi mss19 0015 339295 scaled

00013 Boris Bidjan Saberi Fall 2020 credit 080 Barcelona

00015 Boris Bidjan Saberi Fall 2020 credit 080 Barcelona

1 003

boris bidjan saberi maw19 0002 310e57

LOOK 4

LOOK 3

LOOK 21

LOOK 6

LOOK 7

LOOK 8

LOOK 9

LOOK 20

/Telegrafi/