Këngëtarja e re shqiptare që po bën emër nëpër botë, Ava Max, është paraqitur për herë të parë në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.

Duke qenë se ishte e nominuar për çmimin "Artistja e re më e mirë", Ava Max nu kkishte se si të mungonte në këtë ngjarje kaq të rëndësishme të muzikës, që këtë vit u mbajt në New Jersey.


GettyImages 1170382570

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq të eventit, e veshur si njëheroinë, që rëndom na ndodh ta shohim në filmat me superheronj.

E veshur me një kostum gri dhe pelerinë të kuqe, Ava Max bëri që vëmendje e të gjithëve për një çast të kthehet nga ajo.

GettyImages 1170382682 1

Megjithëse DailyMail e renditi ndër veshjet më të këqija të mbrëmjes, shqiptarja Ava Max bëri për vete publikun edhe me një nga paraqitjet esaj në këndim gjatë mbrëmjes.

Viti 2019 ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për këngëtaren shqiptare me prejardhje nga Saranda, e cila ka nxjerr deri më tani në treg tri këngë shumë të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku, 'Sweet but psycho", "So am I' dhe "Torn".

GettyImages 1170382556

Kësaj të fundit, shqiptarja ia ka realizuar edhe klipin, të cilin ka paralajmëruar se do ta publikojë të martën. /Telegrafi/

Më poshtë mund të shihni imazhe të tjera nga paraqitja e Ava Max në MTV Video Music Awards 2019:

GettyImages 1170382682 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1170382708 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1170383623 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1170383745 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1170383783 1 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1170382539 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1170397368 Ava Max në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)