Në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) thonë se ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në shtetet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, derisa bëjnë thirrje që t’i kushtohet rëndësi sigurisë së ushqimit.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për sot kanë parë aktivitete që të japin sa më shumë informata për qytetarët mbi rëndësinë që ka siguria ushqimore.
“Ne sot kemi paraparë që të japim sa më shumë informata për qytetarët, përmes juve mediave që sensibilizojnë mbi rëndësinë që ka siguria ushqimore për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Secili kudo që është në kontakt me ushqimin të ushtrojë kujdes, sepse në këtë formë kujdeset, në radhë të parë për vetveten dhe për të gjithë ata që do ta konsumojnë ushqimin që ai ka qenë në kontakt, përveç neve që kemi përgjegjësi për kontroll gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.
Tutje, ai shtoi se “të gjithë mund të kontribuojnë që të kemi ushqime sa më të sigurta, sa më cilësore, që ne qytetarët, konsumatorë të kenë shëndet më të mirë dhe të rritet jetëgjatësia e qytetarëve”.
Gjatë intervistës, ai shtoi se ushqimet në vendin tonë kontrollohen sikurse në vendet e rajonit dhe të BE-së.
“Ushqimet në Kosovë mund të themi se janë të kontrolluara njëjtë sikurse në shtetet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian, sepse kemi procedura të njëjtë të kontrollit; kemi rregullore dhe ligje mbi bazën e të cilëve ushtrojmë detyrat në punë dhe këto kontrollohen në nivele të njëjta të kontrollit. Pra, kontrollet bazohen në planet nacionale të kontrolleve, të cilat parashohin edhe frekuencën apo shpeshtësinë e kontrolleve që ushtrohen tek bizneset, kjo pastaj varet edhe nga numri i kapacitetit të inspektorëve që kemi aktivë në terren”.

Në intervistë, Thaçi bëri të ditur se mundohen që të gjitha produktet që dalin në treg të jenë të kontrolluara, pavarësisht numri të vogël të inspektorëve që kanë.
“Dhe po mundohemi që edhe planet t’i përshtatim në bazë të kapaciteteve që kemi dhe mundohemi që gjitha produktet që dalin në treg të jenë mirë të kontrolluara dhe të garantohet siguria e tyre. Aktualisht kemi numër shumë të vogël, janë rreth shtatëdhjetë inspektorë aktiv, të cilët mbulojnë tri sektorët: veterinarët, fito-sanitarët dhe sigurinë ushqimore. Me këtë numër ne kontrollojmë të gjitha pikat kufitare, kontrollojmë terminalet doganore dhe është numër ta quajmë minimal që kemi, dhe nevojat janë shumë të mëdha dhe janë urgjente që ne të kemi inspektorë tjerë”, nënvizoi ai.
Gjithashtu, ai tha se mbështetën edhe nga inspektorët sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë, derisa tha që shpreson që sa më shpejt t’i marrin inspektorët e sigurisë ushqimore dhe të plotësohen mungesat.
Ndryshe, siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për shëndet dhe mirëqenie të popullatës së një vendi.
Më 20 dhjetor 2018, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës