AUV: Nuk kemi njoftim nga sistemi i BE-së për cilësinë e prodhimeve të ''Nestle''

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur sot se përmes Sistemit për paralajmërim të hershëm të Bashkimit Evropian (BE) nuk ka marrë njoftim për cilësinë e prodhimeve ''Nestle'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njoftimi nuk ka ardhur megjithëse firma ''Nestle Adriatica'' është duke i tërhequr prodhimet e saj nga tregu për shkaqe parandaluese.
Prodhimet janë duke u tërhequr pas njoftimeve për prani të aromatizuesve policiklik dhe hidrokarbureve në prodhime që janë lëshuar në qarkullim në tregun e BE-së.
Sistemi i lartëpërmendur tregon se prodhimet gjenden në tregjet e Belgjikës, Holandës, Greqisë, Burundit dhe Ugandës dhe se këto vende duhet të ndërmarrin masa për t'i tërhequr prodhimet.
AUV-ja ka marrë njoftim nga kompania ''Nestle'' për vendimin për tërheqjen e prodhimeve të caktuara të saj nga tregu, duke bërë të ditur se do të ndërmerr masa në momentin e nevojshëm./Telegrafi/




















































