Kjo sasi e këtyre imputeve si pasojë e kushteve jo adekuate të ruajtjes ka ardhur deri të zbutja dhe mbishmeri e tyre brenda paketimit qe ka rezultuar deri te kalbëzimi i tyre. Si të tilla nuk i plotësojnë kushtet për shitje fermerëve për mbjellje sepse nuk do të kishin mbishmëri të mjaftuar dhe nuk japin rendiment.

Këto impute do tu shkaktonin dëme fermerëve tanë dhe humbje ekonomike pasi që nuk do të jepnin rendimente të mjaftueshme.


“Për tu siguruar që kjo sasi nuk do të dalë ne treg për shitje është urdhëruar asgjësimi i tyre. Asgjësimi është kryer ne bazë të standardeve për asgjësim ku është bërë hapja e gropave septike janë vendosur në to për të ju nënshtruar dekompozimit apo (dekompostimit) natyror. Kjo formë e asgjësimit nuk ndot ambientin dhe nuk paraqet rrezik fitosanitar”, thuhet në njoftimin e AUV-së . /Telegrafi