LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Konkurrencës: Qeveria krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese

Autoriteti i Konkurrencës: Qeveria krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 02.04.2020 nr. 05/21 me të cilin përjashton Ligjin e Prokurimit Publik për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës, si shërbime me rëndësi të veçanta shtetërore, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës .

Sipas AKK-së, neni 119 pika 3 thotë se “Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.”

AKK thotë se me këtë vendim Qeveria e Kosovës i ka përjashtuar në tërësi ofertat që mund t’i ofrojnë ndërmarrjet për shërbime telekomunikuese, duke i përjashtuar procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik, dhe duke e bërë monopol natyror, “Telekomin e Kosovës”


“Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 10: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Si e tillë institucionet e shtetit e posaçërisht Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, është i obliguar ta zbatojë këtë dispozitë kushtetuese dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Integrimi i Kosovës në BE dhe standardet që dalin nga Rregulloret e Komisionit Evropian (Neni 101 i TFEU-së) që kërkohen të arrihen në këtë proces është një tjetër faktor përcaktues dhe nxitës për fushën e konkurrencës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori