Autoritetet kineze do të përpiqen të ndalojnë ekstravagancën gjithnjë e në rritje që po i shtohet kulturës së vendit për sa i përket dasmave.

Qeveria thotë se shumë prej mënyrave se si festohen martesat po shkojnë kundër vlerave socialiste dhe pasqyrojnë shthurje.


Kohët e fundit kanë hyrë në modë lojëra ekstravagante në dasmat kineze, të cilat po përfundojnë gjithnjë e më shpesh me aksidente.

Një nga lojërat është që shoqëria i bllokon nuses derën e shtëpisë, dhe duhet të pengojë dhëndrin që të futet brenda.

Ai duhet të luftojë me çdo kusht që të futet. Kur teprohen, këto lodra kanë kaluar në dëmtime të rënda.

ss1 Në një nga traditat e reja, çifti shoqërohet te dhoma ku do të konsumojnë martesën dhe të ftuarit i nxitin të fillojnë të puthen.

ss2 Një tjetër traditë është që nusja të mbyllet në shtëpi, dhe dhëndri duhet të bëjë të pamundurën ta marrë. Qoftë edhe të thyejë derën me çekiç. Kjo ka shkaktuar shumë lëndime.

ss3 Në këtë rast, nusja dhe dhëndri janë lidhur bashkë në një pemë.

ss4 Babai duke marrë nusen “me forcë” nga shtëpia e vet, për t’ia çuar të birit.

ss5 Një traditë shumë e përhapur në disa zona është hedhja e nuses në ujë.

ss6 Një traditë e rrezikshme është ajo e të qëlluarit të nuses me shigjeta (pa majë), por që gjithashtu përfundon me lëndime. Pasi e qëllon nusen, dhëndri shkon dhe thyen shigjetat, që simbolizon bashkimin.

ss7 Të qarët me plan është një tjetër traditë që është shtuar. Nusja dhe të afërmit qajnë për faktin që do të ndahen.

ss8 Lojërat që bëhen në dasmë sa vijnë e bëhen më ekstreme, gjithnjë e më shumë me përmbajtje seksuale.

ss9 Kinezët kanë nisur të shpenzojnë shumë për dasma, rret 12 mijë dollarë. Dhe përpiqen të bëjnë foto sa më ekstreme. Dalin disa ditë para dasmës enkas për foto, në vende të ndryshme e madje edhe jashtë vendit.