Derisa ura për këmbësorë në Bit Pazar nuk mbyllet ose të shpallet e pavlefshme, kalimi ilegal nën këtë urë asnjëherë nuk do bëhet legal dhe i lejuar për këmbësorët. Kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov tha se akoma nuk ka marrë një përgjigje nga Komuna e Çairit për largimin e urës. Shilegov kujtoi kreun e Çairit Visar Ganiun se në të njëjtin vend nuk mund të ekzistojë kalim dhe urë për këmbësorët. Përderisa prej vitesh nuk ka një zgjidhje për urën në Bit Pazar, Shilegov sot promovoi butonin testues për rregullim të semaforëve për këmbësorë në lagjen Aerodrom, i cili ju mundëson qytetarëve të sigurt dhe pa frikë ta kalojnë kalimin e këmbësorëve.
“Unë pres nga Komuna e Çairit të prononcohet për përdorimin e urës. Ekzistimi I urës pamundëson të vendoset kali për këmbësorë. Ura, ashtu siç është për momentin është në gjendje jo të mirë, i pasigurt dhe jo i mirëmbajtshëm për kalim të qytetarëve. Është përgjegjësi I Komunës së Çairit, pres nga komuna që ura ose do të vendoset në përdorim ose do të sjellim vendim të përbashkët se e njëjta duhet të largohet. Përfundimisht duhet të kemi zgjidhje ligjore për kalimin jo legal në Bit Pazar”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar I Shkupit.
Kreu i Çairit Visar Ganiu tha për “Alsat” se mbyllja e urës nuk është e lehtë për shkak se studimi fizibilitetit ka treguar se kjo urë është e nevojshme për qytetarët dhe mbyllja e saj do të bart edhe përgjegjësi. Ndërsa, Oda e Tregtarëve ditë më parë vlerësoi se kalimi në Bit Pazar duhet të jetë funksional pasi ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve në Bit Pazar dhe Çarshinë e vjetër të Shkupit.
“Në qoftë se ka diçka për me largu ose për mu mbyll në këtë vend, është vet ura e cila duhet të largohet. Më duket shumë banale, e pakuptueshme dhe e pakapshme çka i pengon qytetit të Shkupit ose komunës së Çairit me vendos shenja ose vija të bardha. E dyta zgjidhje që është më efikase dhe më e mira është që aty me vendos semaforë. Sikur që është para 26 korrikut. Edhe semaforët shumë lehtë rregullohen”, tha Ekrem Dolek, Oda e Tregtarëve.
Derisa të gjendet gjuhë e përbashkët për kalimin ilegal në Bit Pazar, Shilegov tha se së shpejti do të vendosen semaforë në Bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” ku javën e kaluar u aksidentuan tri vajza të mitura. Sipas Shilegovit, tashmë po punohet projekti I trafikut për këtë rrugë dhe njejta do ti dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme për miratim./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës