LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës së Vlorës nuk dëshiron të dalë nga qelia e burgut

Autori i masakrës së Vlorës nuk dëshiron të dalë nga qelia e burgut

Pas seancës ku u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, Ridvan Zykaj u dërgua drejt ambienteve të paraburgimit në Vlorë, nga ku mësohet se është vendosur në një qeli i vetëm.

Burime nga Policia kanë konfirmuar për “Panorama” se duke qenë se ende nuk ka një raport zyrtar të ekzaminimit të tij mendor, është vendosur që ai të qëndrojë i vetëm për të shmangur ndonjë përplasje në qeli.

Por, që pas seancës gjyqësore, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e tetë kushërinjve të tij nuk ka dashur të dalë më nga qelia.


Të gjitha lajmet nga Ridvan Zykaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ridvan Zykaj
Ai nuk ka pranuar të dalë as në orarin e ajrimit në ambientet e oborrit, duke dashur të qëndronte i vetëm dhe i izoluar gjatë të gjithë kohës.

Ndërkaq, siç mësohet, ai nuk e ka refuzuar ushqimin. Edhe në ambientet e paraburgimit, atij nuk i ka shkuar asnjeri ta takojë.

Ende mban rrobat, me të cilat u paraqit në Gjykatë, ku një bluzë siç mësohet ia kishin dhënë efektivë të Policisë së Vlorës.

As prindërit, as i vëllai apo e motra dhe as ndonjë i afërt tjetër nuk janë paraqitur për ta vizituar atë apo për t’i sjellë ndërresa të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori