Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një nëne 30-vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal në Moravë.
Uniformat blu njoftojnë se automjeti që drejtonte 25-vjeçari me iniciale A.T. ka aksidentuar këmbësoren 30-vjeçare me iniciale L.Gj. dhe fëmijën e saj 2 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra 30-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Tv Klan