Ky bus për kamping me ngjyrë jeshile ushtarake, me peshë prej 18 tonë dhe me një set të rrotave gjigante, ka befasuar të gjithë.
Kjo “bishë e egër” e madhe, e prodhuar në Saalfelden am Steinernen Meer, Austri, posedon motorin me kapacitet prej 720 kuajfuqi dhe kushton 585 mijë funte (792 mijë euro), shkruan Daily Mail, përcjell Koha.net.
Por, përveç pamjes së saj sikur një tank, Action Mobil Global XRS 7200, i përshkruar edhe si një “shtëpi motorike për lundrim”, gjithashtu është krijuar edhe për komoditet dhe vjen me 23 metra katrorë hapësirë për jetesë.
Në komoditetin që ofron ky bus për kamping përfshihet edhe televizori satelitor, makina larëse dhe tharëse, si dhe një lift në pjesën e pasme për të mbajtur një motoçikletë.
Firma me bazë në Austri, ofron shumëllojshmëri të modeleve të kësaj “bishe të egër”, duke përfshirë modele me dy, tre dhe katër boshte, transmeton Koha.net. Uebsajti i kompanisë thotë: “Kjo shtëpi motorike luksoze me rrota magjepse me linjat e saj të qarta, funksionalitetin optimal për qëndrimet e gjatë nëpër terrene të ndryshme, si dhe me ofrimin e atmosferës shtëpiake – të gjitha këto në një shtëpi motorike për lundrim”.
Stephan Wirths, drejtor menaxhues i Action Mobil, ka thënë se kompania ka shitur rreth 300 automjete “mamute” deri më tani.
Por, pavarësisht madhësisë gjigante, Global XRS 7200 nuk është automjeti më i madh që ka shitur ndonjëherë kjo kompani.
Desert Challenger – një model i veçantë, i cili peshon 30 ton dhe ofron pesë milje për galon – ishte shitur për më shumë se një milion funte.
“Njerëzit gjithmonë kanë një reagim të madh kur e shohin për herë të parë. Më pëlqen çdo gjë që posedon modeli Global XRS 7200”, ka thënë Wirths.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA
Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV 'i hijshëm dhe sportiv'

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

Veturës së kompanisë që kryen shërbime funerale i futi motor të aeroplanit Rolls-Royce, njihuni me Opel Omega unike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë