LAJMI I FUNDIT:

Auto Mita prezanton Nissan LEAF në “Prishtina International Autoshow”, veturën e parë elektrike (Video)

Auto Mita prezanton Nissan LEAF në “Prishtina International Autoshow”, veturën e parë elektrike (Video)

Drejtori ekzekutiv i Auto Mita-s, Zgjim Mita ka bërë prezantimin e veturës së parë elektrike- Nissan LEAF në panairin e veturave “Prishtina International Autoshow”, i cili është duke u mbajtur në Shkabaj, Prishtinë.

Mita për Telegrafin tha që janë përkujdesur që në panair të kenë paraqitje sa më të mirë.

“Është edicioni i dytë që ne e sjellim një risi shumë të madhe për qytetarët e Kosovës. Në pjesën e Auto Mitës si importuesi më i madh i veturave jemi kujdesur që të kemi një paraqitje më të mirë se sa herën e kaluar. Nissan LEAF është vetura e parë elektrike në botë, kjo është gjenerata e dytë. Kur Nissan e ka shpikur këtë veturë prodhuesit tjerë ende kishin pyetje se çfarë është koncepti i veturës që ec më rrymë”, deklaroi Zgjim Mita për Telegrafin.


Tutje Mita tha vetura Nissan LEAF është vetura më e shitur në botë.

Ai shtoi se vetëm me një mbushje vozitësit mund t’i bëjnë 380 kilometra

Drejtori ekzekutiv i Auto Mita-s, Zgjim Mita

Auto Mita në panair ka bërë prezantimin edhe të modeleve më të reja të Renault dhe Dacia.

Panairi i veturave është i hapur për vizitorët nga ora 09:00 deri në orën 20:00, hyrja është gratis.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishin të pranishëm ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Panairi organizohet nga Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë për organizim të eventeve “MODUS”, si dhe mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori