Austria ka prezantuar masa të reja për të luftuar nivelet në rritje të infeksionit me coronavirus duke synuar ata që mbeten të pavaksinuar.
Nga e hëna, vetëm personat e vaksinuar dhe ata që janë shëruar nga Covid-19 lejohen të hanë në restorante, të ndjekin ngjarje sportive ose të përdorin teleferikun e skive në vend, përcjell Telegrafi.
Rregulli vlen edhe në hotele dhe për shërbime të tilla si sallonet e parukerisë.
“Ne besojmë se kjo mund të japë një kontribut të fortë në frenimin e asaj që po ndodh”, citohet të ketë thënë zëvendëskancelari Werner Kogler në televizionin austriak të dielën.
Ai shtoi se autoritetet rajonale mund të prezantojnë masa edhe më të ashpra nëse mendojnë se janë të nevojshme, duke përfshirë bllokimet lokale “si mjetin e fundit”.
Deri më tani, më shumë se një e katërta e njerëzve në Austri të moshës 12 vjeç e lart ende nuk kanë një certifikatë vaksinimi, e cila është cituar si një nga arsyet kryesore për rritjen e madhe të numrit të rasteve dhe të shtrimeve në spital.
Incidenca shtatë-ditore në Austri është aktualisht 599.6 për 100,000 njerëz. Në Austrinë e Epërme dhe në rajonin e Salzburgut – dy shtetet federale me nivelet më të ulëta të marrjes së vaksinave – incidenca tashmë ka tejkaluar shifrën 900.
Ndërkohë në fundjavë, shifrat në rritje të vaksinimit u raportuan nga i gjithë vendi.
Masat e reja janë duke u futur në faza në një periudhë katër javore, gjatë së cilës do të jetë e mjaftueshme prova e një vaksine të parë dhe një test negativ PCR.
Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga rregulloret dhe një test negativ mjafton për moshat 13 deri në 15 vjeç.
Njerëzit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore mund të vazhdojnë të marrin pjesë në jetën publike me një certifikatë mjekësore dhe test PCR. Në Austri, testet e shpejta dhe PCR janë pa pagesë për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri