Një burrë nga Australia kurseu një shumë të parave për të ndërtuar një palestër shtëpiake në garazhin e tij duke përdorur materiale të përdorura dhe si duke blerë pajisje me çmim të volitshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mathew Nunan, 32 vjeçar, i shpenzoi gjashtë muaj për ndërtimin e pajisjeve të palestrës, kur ato u mbyllën për shkak të pandemisë së coronavirusit.


Palestra është shumë e rëndësishme për australianin, pasi thotë që ushtrimet e vazhdueshme e ndihmuan atë të kapërcejë varësinë nga droga si dhe nga depresioni.

Kështu, ai vazhdoi të fokusohej në ushtrime gjatë masave të bllokimit.

PRI 167985447

Nunan ishte ‘tronditur’ kur mori vesh për çmimin e pajisjeve të reja të palestrës në dyqanet e industrisë kështu ai vendosi ta ndërtojë palestrën me mjete kryesisht me çmim të volitshëm.

“Kur e pashë që ishin kaq shumë të shtrenjta nuk mund ta besoja”, tha ai.

PRI 167985425

Nunan i cili jeton në Victoria të Australisë, llogariti që kostoja e pajisjeve të reja do të kishte qenë rreth 15 mijë dollarë (8,330 funte) por i siguroi pajisjet me rreth 2,500 dollarë (1,388 funte). /Telegrafi/

PRI 167985431