LAJMI I FUNDIT:

Australianët goditen nga një ‘virus’ që mbërrin me mesazhe me tekst në celularin tuaj

Australianët goditen nga një ‘virus’ që mbërrin me mesazhe me tekst në celularin tuaj

Mijëra australianë janë goditur nga një mesazh i ri mashtrimi i njohur si Flubot, i cili synon të instalojë “një virus” në telefonat e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Flubot është një lloj “virusi” që synon përdoruesit e Android, por përdoruesit e iPhone gjithashtu mund të marrin mesazhe të tilla.

Ai i tregon marrësit se ata kanë humbur një telefonatë ose kanë një postë zanore të re, duke siguruar një lidhje të rreme për të dëgjuar.


Kështu, siç thuhet më tej, linku do t’i çojë njerëzit në një faqe në internet që duket si një markë zyrtare.

Faqja u thotë përdoruesve të instalojnë softuer në telefon për të dëgjuar mesazhin.

Nëse përdoruesi pajtohet, atëherë instalon “virusin” dhe nëse i jepet leje aplikacionit, atëherë sulmuesit do të kenë qasje në detajet e kartës së kreditit, informacionin personal, aftësinë për të përgjuar mesazhet SMS, hapjen e faqeve të shfletuesit dhe kapjen e informacioneve të tjera të mbajtura në telefon. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

As iPhone, as Samsung - Ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori