LAJMI I FUNDIT:

Australi, kërkohet heqja e sekretit të rrëfimit për rastet e abuzimeve me fëmijët (Video)

Australi, kërkohet heqja e sekretit të rrëfimit për rastet e abuzimeve me fëmijët (Video)

Klerikët katolikë duhet të përballen me padi kriminale nëse nuk raportojnë abuzimet seksuale që i tregohen atyre gjatë rrëfimit.

Ky është rekomandimi i një paneli në Australi dhe përfshihet mes 85 propozimeve të reja pas një hetimi 4-vjeçar për abuzimin institucional në vend. Anëtarët e panelit thanë se gjatë punës së tyre dëgjuan histori të frikshme abuzimi që nuk iu raportuan kurrë autoriteteve përkatëse.

Komisioni Mbretëror për Reagimin Institucional ndaj Abuzimit Seksual të Fëmijëve e nisi punën e tij në vitin 2013 dhe dëgjoi dëshmitë e mijëra viktimave.


Sipas komisionit, propozimet e tij do t’i kalojnë tashmë ligjvënësve, transmeton tch. Anëtarët e komisionit thanë se në shumë raste, priftërinjtë pedofilë treguan gjatë rrëfimit se çfarë kishin bërë, duke e ditur se sekreti i tyre nuk do t’i shkonte policisë.

Gjatë hetimit, komisioni zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë të Australisë abuzuan me mijëra fëmijë gjatë viteve 1950 deri në 2010. Propozime të tjera të komisionit përfshijnë ndryshimin e teknikave të policisë për marrjen në pyetje si dhe metoda për të pakësuar traumën e viktimave gjatë dhënies së dëshmive.

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Amerika
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori