Duket se mes aktorit Austin Butler dhe supermodeles Emily Ratajkowski po lind diçka më shumë se thjesht miqësi, pasi dyshja janë parë sërish bashkë në New York. Çifti i njohur u fotografua të premten mbrëma, më 5 shtator, gjatë një daljeje së bashku, dhe imazhet u shpërndanë nga profili i njohur Deux Moi.

Sipas burimeve, 34-vjeçari Butler dhe po aq 34-vjeçarja Ratajkowski darkuan në restorantin e njohur 'The Waverly Inn'. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ata shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke nxitur edhe më shumë thashethemet për një lidhje të mundshme.


Vetëm një javë më parë, Austin dhe Emily u fotografuan bashkë në një after-party pas premierës në New York të filmit të ri të aktorit, Caught Stealing. Në një prej fotografive, Austin shihet duke u afruar drejt Emily, e cila po shikonte në një drejtim tjetër – detaj që për shumë njerëz ishte tregues i një afrimiteti mes tyre.

Ndërkohë, kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se Austin ishte në një romancë me aktoren Zoe Kravitz, partnere e tij në një film. Megjithatë, burime pranë tyre kanë sqaruar se mes Austinit dhe Zoe ekziston vetëm miqësi dhe bashkëpunim profesional. Nga ana tjetër, vetë Zoe ka qenë në qendër të mediave për marrëdhënien e saj të supozuar me këngëtarin Harry Styles, me të cilin është parë fillimisht në Itali, e më pas këtë javë edhe në New York.

Situata bëhet edhe më interesante duke pasur parasysh se pikërisht Emily dhe Harry u përfolën për një romancë në mars të vitit 2023, pasi u filmuan duke u puthur me pasion në rrugët e Tokios.