LAJMI I FUNDIT:

Audi SQ8 lansohet me shpejtësi të konsiderueshme (Foto)

Audi SQ8 lansohet me shpejtësi të konsiderueshme (Foto)

Makinat SUV tani e kanë një rival të fuqishëm

Në qershor të vitit të kaluar, kur Audi e paralajmëroi SQ8 të ri, ishte thënë se do të jetë një makinë e fuqishme për të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi. Pa kaluar shumë kohë, reporterët arritën ta fotografojnë, derisa testohej me shtresat për kamuflazh.

Me të kryer përgatitjet e duhura, është lansuar Audi SQ8, që ka shpejtësi të konsiderueshme, për një makinë me platformë kaq të madhe.


Kjo makinë me shtatë ulëse, me motorin 4.0 litra dhe një tjetër me 48 volt, mund të prodhojë deri në 429 kuaj fuqi. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.8 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë.

Sistemi i pezullimit është përshtatur në mënyrë elektromekanike, në mënyrë që vozitja nëpër shtigjet malore, të jetë sa më e përshtatshme për udhëtarët.

Fillimisht, Audi SQ8 është lansuar dhe po shitet për 90 mijë euro, vetëm në tregun evropian, ndërsa më vonë lansohet edhe në tregje tjera. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”

Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
BMW M5 është vetura e re e sigurisë në kampionatin MotoGP

BMW M5 është vetura e re e sigurisë në kampionatin MotoGP

Auto
Nëse ju ndizet kjo dritë ndaloni makinën dhe fikeni menjëherë motorin!

Nëse ju ndizet kjo dritë ndaloni makinën dhe fikeni menjëherë motorin!

Auto
Sa harxhon karburant një veturë e ndezur dhe nuk është në lëvizje

Sa harxhon karburant një veturë e ndezur dhe nuk është në lëvizje

Auto
Huawei prezanton modelin e ri të veturave, Aito M9

Huawei prezanton modelin e ri të veturave, Aito M9

Auto
Kalo në kategori