Gjatë konferencës së saj vjetore për shtyp në Mars të këtij viti, Audi njoftoi shtimin e një anëtari të ri në familjen e saj SUV.

Bram Schot, Kryetar i Bordit të Menaxhimit, në thelb konfirmoi thashethemet nga fillimi i këtij viti se do të ketë një Audi Q5 Sportback si një rival të drejtpërdrejtë për BMW X4 dhe Mercedes-Benz GLC Coupe, transmeton Telegrafi.


Disa javë më vonë, ne kemi pamjen e Audi Q5 Sportback në një serie fotografish dhe tani një interpretim i ri përpiqet të zbulojë të gjitha detajet.

audi q5 sportback spy photos

Varianti Sportback do të ketë ndryshime si në çati ashtu edhe në pjesën e pasme dhe një dizajn unik i skajit të pasmë që do të ketë një profil të shkëlqyeshëm.

audi q5 sportback spy photos 1

Edhe brendësia ka disa ndryshime të lehta. Ekrani i saj do të jetë më i madh se paraardhësit e tij.

audi q5 sportback spy photos 2

Detaje të reja në lidhje me këtë makinë ende nuk ka, por kjo mendohet se do të jetë forma e  Audi Q5 Sportback. /Telegrafi/

audi q5 sportback spy photos 3