LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang është i qartë: Nuk shkoj kurrë te Bayerni

Aubameyang është i qartë: Nuk shkoj kurrë te Bayerni

Sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang nuk ka siguruar se do të qëndrojë gjatë te Borussia Dortmund.

Por golashënuesi më i mirë i verdhezinjve ka bërë të qartë se nuk do ta tradhtonte skuadrën dhe tifozët për Bayernin.

“Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen. Unë jam i lumtur në Dortmund por nuk mund të them se edhe sa do të mbetem, dy vite, pesë apo më shumë”, deklaroi Aubameyang për Bild.


“Vetëm një gjë mund ta them të sigurt. Nuk do të shkojë kurrë te Bayerni. Kjo do të ishte një tradhti për klubin dhe tifozët të cilën kanë bërë shumë për mua”, deklaroi Aubameyang.

“Në qoftë se Bayerni më bënë një ofertë ata do t’i refuzoja menjëherë”, tha Gabonezi, transmeton Telegrafi.

Tutje 27-vjeçari foli edhe për një ofertë të mundshme të Real Madridit, duke thënë se nëse e dëshirojnë ta kërkojnë, por nëse jo ‘Los Blancos’, nuk janë çdo gjë në botë.

“Nëse Reali vërtet më do atëherë le të bëjnë një ofertë te Dortmundi. Por edhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë atëherë nuk ka problem, Reali nuk është çdo gjë në botë”, përfundoi Aubameyang. /Telegrafi/