LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang është hospitalizuar pas infeksionit me malarie sa ishte në Afrikë

Aubameyang është hospitalizuar pas infeksionit me malarie sa ishte në Afrikë
(Foto: Instagram/auba)

Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka konfirmuar se është hospitalizuar për shkak të infeksionit me malarie.

Sulmuesi i Topçinjve nuk ishte përfshirë në skuadrën e Arsenalit që udhëtoi për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Slavias së Pragës.

Ai ka treguar se nuk është ndier mirë në javët e fundit prej se u kthye nga angazhimi me përfaqësuesen e Gabonit.


Në fund të muajit mars, Aubameyang dhe reprezentacioni i tij kishin luajtur kundër Kongos dhe Angolës në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe më pas lojtari është kthyer në Londër.

(Foto: Instagram/auba)

“Përshëndetje njerëz, faleminderit për të gjitha mesazhet dhe telefonatat. Fatkeqësisht jam infektuar me malarie derisa isha i angazhuar me ekipin kombëtar të Gabonit para disa javësh”.


Malaria është një sëmundje infektive (nga mikroorganizmat Plazmodium) që bartet nga mushkonjat, ndërsa prek njerëzit dhe kafshët. Simptomat tipike të saj përfshijnë temperaturë, ethe, plogështi, vjellje dhe kokëdhimbje. Në rastet më të rënda mund të shkaktojë zverdhje të lëkurës, konvulzione, komë ose vdekje.

Simptomat zakonisht fillojnë 10 deri në 15 ditë pas pickimit nga një mushkonjë e infektuar. Nëse nuk trajtohet si duhet, njerëzve mund t’ju kthehet sëmundja pas disa muajsh.

Tek ata të cilët e kanë tejkaluar infeksionin, rinfeksioni brenda disa muajsh apo një viti, rëndom shkakton simptoma më të lehta. Por, rezistenca ndaj sëmundjes zhduket pas kësaj periudhe. Malaria trajtohet me barna antimalarike që përdoren varësisht nga serioziteti i sëmundjes.


“Këtë javë i kam kaluar disa ditë në spital, port tashmë po ndihem shumë më mirë secilën ditë, falë mjekëve të shkëlqyer që ë zbuluan dhe e trajtuan shumë shpejt virusin”.

“Nuk ndihesha vetvetja në dy javët e fundit, por do të kthehem më i fortë shumë shpejt! Tash do t’i shoh djemtë e mi, ndeshje e madhe për ne, të shkojmë dhe të fitojmë”, ka shkruar Aubameyang në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori