Të shtunën, më 15 mars, në Beograd po zhvillohen protesta masive, ku pritet të marrin pjesë qindra mijëra njerëz.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa organizatorë kanë paralajmëruar se numri do të kalojë një milion.
Qytetarë dhe studentë vazhdojnë të mbërrijnë në protestë, ndërsa platoja para Kuvendit të Serbisë tashmë është mbushur aq shumë sa duket se “ku nuk ka nuk mund të bjerë as gjilpëra”.
Od Skupštine do Tehničkih fakulteta ⌛snimljeno oko 15.15 ⛽ pic.twitter.com/BaMSs08VcH
— CRTA (@CRTArs) March 15, 2025
Pamjet me dron tregojnë se Bulevardi Mbreti Aleksander është i mbushur me njerëz.
Ajo që i bën këto regjistrime edhe “më të veçanta” është se ato janë vetëm një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve. /Telegrafi/