LAJMI I FUNDIT:

Atomët në Nisan

Atomët në Nisan

Intel publikoi bashkëpunimin me Nisanin përmes të cilit procesorët e tij Atom pritet të vënë në punë sistemin informativ dhe atë zbavitës në automobilat e Nisanit.

Automobilat e parë të Nisanit me sistemin informativ zbavitës të bazuar në procesorët Atom prite të paraqiten në treg gjatë vitit 2013. Intel dhe Nisan bashkërisht do të hulumtojnë dhe zhvillojnë zgjidhjet të cilat do të ndërlidhin automobilat dhe elektronikën konsumuese. Në veçanti theksohet se Atomët do të vejnë në punë sistemin informativ zbavitës në modelin Infinity LE, i cili është paraqitur në New York International Auto Show. Sistemi përbëhet nga dy ekrane, ku njëri shfaq të dhënat e navigacionit dhe ato të qarkullimit, derisa në tjetrin shfaqen përmbajtjet zbavitëse.

Marrëveshjet e ngjashme Intel tashmë ka arritur me BMW-në, Mercedes-Benzin dhe Toyotan. /Telegrafi/