Atletico do të konkurrojë me klubet tjera për shërbimet e Joao Felix

284:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - APRIL 18: Joao Felix of Benfica controls the ball during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between Eintracht Frankfurt and Benfica at Commerzbank-Arena on April 18, 2019 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images) 12:"Getty Images
Atletico Madridi është i gatshëm që të konkurrojë me Manchester Cityn dhe klubet tjera për shërbimet e talentit të Benficas, Joao Felix.
Goal raporton se klubi spanjoll shpreson që ta bindë portugezin që ta vazhdojë karrierën në Wanda Metropolitano duke i siguruar se do të luajë në ekipin e parë.

Felix u bë sensacion në sezonin e kaluar duke shënuar 20 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat me Benfican.
Për këtë arsye, lista e klubeve që presin në radhë për shërbimet e 19-vjeçarit është e gjatë.
Krahas Cityt, shërbimet e tij i kërkojnë klubet e mëdha, si Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Juventusi, mirëpo besohet se ekipi i Pep Guardiolas është favorit për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































