Atletico Madridi synon dy yjet e Tottenhamit për të filluar rindërtimin e ekipit

Klubi spanjoll, Atletico Madridi thuhet se ka bërë llogaritë për përforcimin e skuadrës për edicionin e ri dhe tashmë ka etiketuar emrat që pritet t’i transferojë në verë.
Atletico Madrid e filloi sezonin kaq mirë dhe madje u sugjerua të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Por deri në prill, Atletico është rrëzuar nga të gjitha garat dhe është nëntë pikë larg ritmit të garës për titull në La Liga.
Besohet se Atletico mund të kishte bërë më mirë nëse do të kishte rekrutuar më mirë në afatet kalimtare të verës dhe janarit.
Në fund të sezonit, disa lojtarë si Antoine Griezmann, Angel Correa dhe Renildo mund të largohen nga klubi, duke hapur derën për nënshkrime të reja.
Sipas Relevo, Atletico po synon mbrojtësin Cristian Romero dhe mesfushorin Rodrigo Bentancur për të filluar rindërtimin e tyre për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, transferimi i tyre nuk do të jetë i lehtë, pasi mbrojtësi argjentinas vlerësohet 55 milionë euro dhe mesfushori uruguaian 30 milionë euro. /Telegrafi/



















































