Atletico fiton derbin, shpreson për titull (Video)

Atletico Madridi e ka mposhtur Valencian para tifozëve në Mestalla me rezultat 1-3.
Antoine Griezmann shënoi një gol të bukur për epërsinë e mysafirëve, ndërsa Denis Cheryshev e barazoi rezultatin (28’) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra të njëjta.
Fernando Torres riktheu avantazhin e vizitorëve (72’), ndërsa më keq për Los Che u bë kur Aderlan Santos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (81’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Yannick Ferreira-Carrasco në minutën e 85-të.
Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi vazhdon ta ndjekë nga prapa Barcelonën me tetë pikë diferëncë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































