LAJMI I FUNDIT:

Atletët nga e gjithë bota tallen me tentimet e tyre në disiplina të ndryshme: Ja pse nuk jam në Paris për momentin

Atletët nga e gjithë bota tallen me tentimet e tyre në disiplina të ndryshme: Ja pse nuk jam në Paris për momentin

Që nga fillimi i Lojërave Olimpike në Paris, TikTok-u është vërshuar me video qesharake të postuara nga sportistë nga e gjithë bota.

Përkatësisht, ata kanë regjistruar performancën e tyre në një disiplinë të caktuar, por nuk kanë pasur sukses në atë moment.

U shfaqën tentativa të ndryshme për të kërcyer në ujë, hedhje shtize, kërcim me purtekë dhe kërcim së larti. Gjimnastët e të gjitha moshave postuan gjithashtu përpjekjet e tyre të dështuara për disiplina të ndryshme.


Tani të gjithë bëjnë shaka me veten dhe postojnë tentimet e tyre dhe të gjithë kanë të njëjtin përshkrim në postim: “Më vjen keq t’ju them se nuk jam përzgjedhur për Olimpiadën e Parisit”.

Përdoruesit e TikTok i falënderuan ata në komente për shaka në llogarinë e tyre dhe për të qeshur gjithashtu.

“Burri im sillet nëpër shtëpi gjithë ditën duke më bërë të shikoj këto video, po vdes nga e qeshura”, ka shkruar një përdorues.

Një tjetër shkroi: “Kjo është shumë qesharake, mund ta shikoj 100 herë dhe nuk do të mërzitem”.

“Të paktën po mundohen, çfarë po bëjmë duke u tallur me ta?”, reagoi një tjetër komentues.

“Mund të bëj një përmbledhje të tingujve që nxjerr duke i parë”, ishin vetëm disa nga komentet e shkruara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori