“Atlas”, thriller i shumëpritur fantastiko-shkencor me Jennifer Lopez, mbërriti në Netflix dhe shpejt u bë filmi më i ndjekur në këtë platformë.
Filmi shtjellon historinë e Atlas Shepherd, një analist i shkëlqyer, por cinik i të dhënave, i cili nuk i beson inteligjencës artificiale. “Atlas” i bashkohet një misioni për të ndaluar robotin e keq Harlan, i cili është kthyer kundër njerëzimit edhe pse është krijuar për ta ndihmuar. Pasi një mision shkon keq, “Atlas” duhet të bashkohet me një inteligjencë artificiale të quajtur Smith për të mbijetuar dhe për të shpëtuar botën.
Megjithatë, edhe pse aktualisht është filmi më i ndjekur në atë platformë transmetimi, shikuesit dhe kritikët nuk janë pro. Filmi aktualisht ka një vlerësim prej 5.6 në IMDB.
“Jennifer ankohet, qan dhe bërtet shumë. Efektet e mira vizuale dhe historia ka shumë potencial. Por për fat të keq një aktore e keqe kryesore si kjo mund të prishë një film. Shumicën e herëve më duhej ta ulja volumin sepse ajo ishte duke qarë dhe duke bërtitur çdo dy minuta, gjë që e bën të lodhshme dhe të vështirë për t’u ndjekur gjithashtu, historia është shumë e fokusuar tek ajo”.
“Ishte mirë? Jo. A na mbajti mua dhe familjen time vëmendjen për dy orë? Po. Historia nuk është asgjë e re, por të thuash se ky film është plehra vetëm sepse J.Lo luan në të është çmenduri. Dhe Sim Liu bëri një punë të mirë”, shtoi një tjetër komentues.
“Nëse po pyesni veten se si Jennifer Lopez arriti të merrte rolin kryesor, për të cilin ajo është plotësisht e gabuar, mirë…ajo prodhoi filmin. E njëjta gjë si filmat e saj të mëparshëm”, “Fatkeqësisht, një tjetër film i keq. Më vjen mirë që e përfundova”, “E kam shikuar në kinema sepse përndryshe do të kisha qarë për paratë që paguaja për biletat ose do të isha ngritur dhe do të isha larguar herët”. “Fundi është i parashikueshëm, si i gjithë filmi histori më?”, janë disa nga komentet.
Filmi aktualisht ka një vlerësim rreth 17 për qind në Rotten Tomatoes, që është shifër shumë e ulët për një film me buxhet të madh të Netflix. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

"Jam shumë e sëmurë", Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Egli reagon për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Albania 4: Më keni pyetur shumë si jam dhe nuk e di as vet si ndihem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja