LAJMI I FUNDIT:

ATK dhe Policia rrisin aktivitetin për luftimin e ekonomisë joformale

ATK dhe Policia rrisin aktivitetin për luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor është pritur në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm, me theks të veçantë intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Drejtori Murtezaj, fillimisht ka falënderuar drejtorin Qalaj për mbështetjen e ofruar për ATK-në në çdo kohë kur ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me policinë.
Ai potencoj se shumë aktivitete të ATK-së janë gati të pamundura pa asistimin e Policisë së Kosovës, andaj në mënyrë që të vazhdohet edhe më fuqishëm në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative mbështetja e policisë është e domosdoshme.

Nga ana tjetër, drejtori Qalaj ka ofruar përkrahje të plotë për ATK-në, për të qenë të pa kompromis në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive, që ndërlidhen me ekonomin jo-formale.


ATK është e përkushtuar të parandaloj dhe ta luftoj shmangien tatimore, si dhe çdo vepër tjetër penale që lidhet me tatimet. /Telegrafi/