LAJMI I FUNDIT:

ATK: Deri më tani kemi pranuar 228 thirrje emergjente lidhur me rritjen e çmimeve, kemi vendosur edhe një numër tjetër për raportim

ATK: Deri më tani kemi pranuar 228 thirrje emergjente lidhur me rritjen e çmimeve, kemi vendosur edhe një numër tjetër për raportim

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë një vizite në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka bërë publik një numër ku mund të drejtohen qytetarët për të njoftuar lidhur me rritjen e çmimeve.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të thërrasin ATK-në për të njoftuar për ndonjë keqpërdorim.

“0800 80 800 mund të telefonojnë dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”, ka kërkuar ai.


Sipas ATK-së, deri më tani janë pranuar 228 thirrje për të raportuar rritjen e çmimeve.

ATK-ja tregon se pse ka pengesa në numrin e thirrjeve emergjente lidhur me njoftimet për rritjen e çmimeve
Lexo po ashtu ATK-ja tregon se pse ka pengesa në numrin e thirrjeve emergjente lidhur me njoftimet për rritjen e çmimeve

“Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor. Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosovës ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë)”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Botë
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori